“Lushnja prapë me opinga”/ Korreshi: 120 milionë harxhohen për pagat e patronazhistvet, 9 milionë për rrugët
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për investimet në Bashkinë e Lushnjës dhe mungesën e fondeve për infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore. Korreshi ironizoi mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në sallë, duke e krahasuar seancën me një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku, sipas tij, nuk mungonte askush. Ai u ndal veçanërisht te fondet e parashikuara për Lushnjën, duke pretenduar se për rritjen e pagave në bashki janë planifikuar 10 herë më shumë para sesa për rrugët. Deputeti akuzoi mazhorancën se po rrit pagat e patronazhistëve, ndërsa banorët përballen me probleme të vazhdueshme të infrastrukturës dhe energjisë elektrike. Korreshi ngriti gjithashtu shqetësimin për kushtet në spitalin e Lushnjës, duke thënë se nevojiten investime jo vetëm për godinën, por edhe për...
Burimi:
gijotina.com