Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

Pas më shumë se dy dekadash në arrati, Valentin Ftoni, 52-vjeçari i dënuar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. Ftoni ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me një avion charter, nën shoqërimin e marshallëve amerikanë. Ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane, pas arrestimit të tij rreth një muaj më parë në New York, ku ishte lokalizuar nga agjentët amerikanë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001 dhe ndaj tij rëndojnë dy vendime dënimi me nga 25 vite burgim, për tri vrasje të kryera në Shkodër gjatë viteve 2000 dhe 2001. Sipas dosjes...