Nga pronat në bregdet te makinat luksoze | SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive që dyshohet se lidhen me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Sipas SPAK, nga hetimet, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash, shkruan A2. Vlera e përgjithshme e pasurive përllogaritet në rreth 9.1 milionë euro. Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit...
Burimi:
javanews.al