ISHP: Malaria në Shqipëri, 12 raste të raportuara në pesë vite, të gjitha të importuara

ISHP: Malaria në Shqipëri, 12 raste të raportuara në pesë vite, të gjitha të importuara

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) bën me dije se malaria vijon të mos përbëjë një sëmundje me transmetim endemik në Shqipëri. Rastet e evidentuara ndër vite kanë qenë sporadike dhe të importuara, si rezultat i ekspozimit ndaj infeksionit në vende ku malaria është endemike. Rasti i fundit i raportuar është trajtuar në kohë dhe në përputhje me protokollet përkatëse mjekësore, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas marrjes së trajtimit dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, pacienti ka dalë nga spitali dhe aktualisht paraqitet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. 12 raste të raportuara gjatë periudhës 2022–2026 Sipas të dhënave të Sistemit Elektronik të Sëmundjeve Infektive (SISI), gjatë periudhës 2022–2026 në Shqipëri janë raportuar gjithsej 12 raste me malarie. Rastet janë...