Hysaj shkëlqen në Nations League, paradoksi i mbrojtësit kuqezi, vlerësohet në formacionin ideal edhe pse pa skuadër!
Elseid Hysaj konfirmon edhe një herë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së grupeve të UEFA Nations League, sipas vlerësimit të platformës së statistikave WhoScored. Një vlerësim që vjen në një moment të veçantë për karrierën e shkodranit, i cili pavarësisht paraqitjeve pozitive, aktualisht është pa kontratë dhe në kërkim të një skuadre të re. Hysaj është pjesë e këtij formacioni falë kontributit të tij në fushë, ku regjistroi edhe një gol dhe dy asistime gjatë këtij edicioni me fanellën kuqezi. Shqipëria e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit C1, me 15 pikë dhe siguroi ngjitjen në Ligën B. Në moshën 32-vjeçare, ish-mbrojtësi i Napolit dhe Lazios mbetet...
Burimi:
javanews.al