Kupa e Shqipërisë/ Festë golash në 6 sfida, Pogradeci shkatërron Kukësin, Flamurtari shënon 6 gola
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë, ku spektakli dhe golat kanë qenë protagonistë. Në total janë shënuar plot 25 gola, ndërsa disa skuadra kanë dhuruar fitore me shifra të thella. Vëmendjen kryesore e mori Pogradeci, që mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Kukësin. Një debutim ëndrrash për trajnerin Dritan Mehmeti në stolin e liqenorëve. Chinëendu ishte heroi i takimit me tre gola, në minutat 2, 54 dhe 66, ndërsa Kambato dhe Preknicaj plotësuan suksesin. Për Kukësin realizoi Korçari. Spektakël edhe nga Iliria, që shkatërroi Luftëtarin me rezultatin 5-0. Koshie realizoi dy herë, ndërsa Çuçka dhe Adeniyi kontribuuan në suksesin e thellë. Fitore bindëse regjistroi edhe Flamurtari, që mposhti Butrintin 6-1. Lushaj ishte ndër protagonistët kryesorë me një dygolësh, ndërsa...
Burimi:
sportekspres.com