“Mbyllja e kapitujve në 2027, e arritshme”- Deputeti Malaj: Forca të errëta nuk do e pengojnë integrimin e vendit në BE, jemi më afër se kurrë!

“Mbyllja e kapitujve në 2027, e arritshme”- Deputeti Malaj: Forca të errëta nuk do e pengojnë integrimin e vendit në BE, jemi më afër se kurrë!

Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se Shqipëria ka bërë progres të shpejtë për integrimin në Bashkimin Europian. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Malaj u shpreh se objektivi për të mbyllur kapitujt e negociatave në 2027, është i arritshëm. Malaj shtoi se vendi është në rrugën e duhur, dhe se forcat e errëta që nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk do e pengojnë dot. “Kemi qenë shumë të qartë, është punë e madhe që bëhet çdo ditë. Jemi në një fazë si asnjëherë më parë, ku Shqipëria është më afër se kurrë BE. Qytetarët janë të vetëdijshëm, se po bëjmë gjithçka për të mbyllur kapitujt në 2027 dhe në 2030 të bëhet anëtarësimi i plotë. Shqipëria ka vepruar më shpejt se...