Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

Nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kërkoi votimin e projektbuxhetit për arsimin, buxheti historik më i lartë ndonjëherë, ku rritjen më të madhe e përfiton Arsimi i Lartë. “Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më parë. Nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, totali i vitit 2027 është 3,8 miliard lekë më shumë se buxheti fillestar i 2026-s”, tha ministrja Kumbaro duke theksuar se rritjen më të madhe e merr arsimi i lartë, ndërsa rritet mbështetja financiare për studentët dhe për herë të parë, kjo mbështetje zgjatet edhe në ciklin e studimeve...