Buxheti në sallë, zemërimi i studentëve në rrugë/ Protestuesit nisen drejt Kuvendit
Protesta e studentëve është zhvendosur këtë të mërkurë nga Ministria e Arsimit drejt Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për diskutimin e buxhetit të vitit 2027. Studentët qëndruan për disa orë përpara Ministrisë së Arsimit, përpara se të marshonin drejt Kuvendit, ku kërkojnë të përcjellin edhe një herë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Në zonën përreth Parlamentit janë dislokuar forca të shumta policie, ndërsa përpara godinës është vendosur një kordon për të mbajtur të ndarë protestuesit nga hyrja e institucionit. Deri në momentin e raportimit, situata para Kuvendit paraqitet e qetë dhe nuk janë raportuar përplasje mes studentëve dhe policisë.
Burimi:
ntv.al