No Image Available

Vjedhja e 69 milionë lekëve të reja/ SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për grup të strukturuar kriminal

Dosja e vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja në filialin e Postës Shqiptare në Durrës ka kaluar në kompetencën e SPAK-ut, pas dyshimeve se pas ngjarjes mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë çështjen Prokurorisë së Posaçme. Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, hetimet mund të shtrihen edhe te ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Përfshirja e tyre mbetet në nivel dyshimi dhe kërkon verifikim nga organet hetimore. Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është marrë pas kërkesës së saj dhe të mbrojtjes, e cila ka kundërshtuar pretendimin e prokurorisë se provat e mbledhura...