‘Parlamenti, noter i krimeve të qeverisë’, Paloka: Përjashtimi i deputetëve të opozitës, jo rastësi!

‘Parlamenti, noter i krimeve të qeverisë’, Paloka: Përjashtimi i deputetëve të opozitës, jo rastësi!

Deputeti demokrat, Edi Paloka shprehet se tanimë përjashtimet e ligjvënësve të opozitës nga Parlamenti janë bërë të përhershme. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, Paloka tha se përjashtimet e deputetëve të PD nuk janë rastësi, pasi ka lidhje me situatat në Kuvfend dhe atë çfarë pritet, si është edhe projektbuxheti. Sipas Palokës, opozitës i është hequr çdo e drejtë, ndërsa Kuvendi shërben si propagandë për Ramën dhe grupin e tij. ‘Një institucion që s’kryen funksionet minimale, apo deputetët që janë zgjedhur, është kthyer në noter të krimit dhe pisllëqësve që bën kjo qeveri’, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Edi Paloka. Përjashtimet janë bërë të përhershme. Mjaftojnë disa prej nesh të jenë të pranishëm, s’janë të rastësishme përjashtimet. Lidhen me...