Ku është Millan Radoiçiq dhe si mund të jetë larguar nga Serbia pa pasaportë?
A është larguar Milan Radoiçiq nga Serbia dhe, nëse po, si ka mundur ta bëjë këtë pa pasaportë? Këto janë pyetjet për të cilat institucionet përgjegjëse serbe nuk japin përgjigje. Radoiçiq, i afërt me pushtetin në largim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), është nën hetime në Serbi për sulmin e armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, në shtator të vitit 2023. Atij i humbën gjurmët në kohën kur Serbia po përgatitet për ndryshimin e pushtetit, pas humbjes së SNS-së në zgjedhjet e tetorit. Bojana Zoriq, nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS), thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të përjashtohet mundësia që këto zhvillime të kenë qenë një sinjal për Radoiçiqin. "Sinjal se mekanizmat e deritanishëm të mbrojtjes...
Burimi:
syri.net