Dy takime, një lojë globale/ Xi përballë Trump dhe krah Putinit
Xi Jinping pret Donald Trump në Kinë me mesazhin për një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy fuqive botërore. Presidenti kinez deklaroi se bisedimet me homologun amerikan duhet të bazohen te respekti i ndërsjellë, drejtësia dhe reciprociteti, duke shprehur pritshmëri për diskutime të thella mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet globale. Gjatë pritjes, Xi kujtoi edhe vizitën e tij të mëparshme në SHBA, kur Trump dhe bashkëshortja e tij e pritën personalisht në aeroport. Ai tha se pritja e rezervuar për presidentin amerikan në Kinë ishte një shenjë reciprociteti. Por përpara takimit me Trump, Xi zhvilloi bisedime edhe me presidentin rus Vladimir Putin, duke dërguar një tjetër sinjal në skenën ndërkombëtare. Pas takimit, lideri kinez i cilësoi marrëdhëniet mes Pekinit dhe Moskës si të qëndrueshme dhe të...
Burimi:
ntv.al