“Besoj se do arrijmë marrëveshje”- Von der Leyen: Të 27 vendet e BE-së duhet të mbështesin huanë për Ukrainën!

“Besoj se do arrijmë marrëveshje”- Von der Leyen: Të 27 vendet e BE-së duhet të mbështesin huanë për Ukrainën!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e bindur se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin huanë e re për Ukrainën, pavarësisht kundërshtimeve të disa shteteve. Gjatë një konference për shtyp, von der Leyen u pyet se si do të sigurohet pjesëmarrja e të gjitha vendeve, pasi Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë sinjalizuar se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë skemë financiare. Ajo theksoi se kjo hua ndryshon nga skema e mëparshme, ku tri vende anëtare u lejuan të mos merrnin pjesë. Këtë herë, sipas saj, të gjitha shtetet duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, pasi huaja lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e përbashkët të BE-së. “Buxhet i përbashkët, përgjegjësi të përbashkëta. Ky është një element...