Specialja i dha leje, Jakup Krasniqi mbërrin në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë!

Specialja i dha leje, Jakup Krasniqi mbërrin në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë!

Jakup Krasniqi është kthyer këtë të mërkurë në Kosovë dhe ka mbërritur në banesën e tij në Prishtinë, ku është pritur nga familjarët. Vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Në lagjen ku ndodhet banesa e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës, ndërsa gazetarët dhe ekipet televizive që po ndjekin vizitën nuk janë lejuar t’i afrohen shtëpisë. Sipas informacioneve, Krasniqi pritet të qëndrojë në banesë deri në orën 17:00. Ndërkohë, disa automjete që ndodheshin në afërsi të shtëpisë janë larguar nga zona. Kjo është hera e dytë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës kthehet në vendlindje që nga transferimi i tij në Hagë. Vizita e mëparshme ishte zhvilluar pas vdekjes...