Alarm në Spanjë: mbi 10 shkolla në Galici evakuohen pas kërcënimeve për bomba me email

Alarm në Spanjë: mbi 10 shkolla në Galici evakuohen pas kërcënimeve për bomba me email

Më shumë se 10 shkolla në rajonin veriperëndimor të Galicisë, në Spanjë, u evakuuan pasi morën kërcënime të rreme për bomba përmes email-it, njoftoi Policia Kombëtare spanjolle. Sipas një zëdhënësi të policisë, emailet iu dërguan drejtpërdrejt shkollave. Ai nuk zbuloi përmbajtjen e tyre. Kërcënimet për bomba në Galici janë të fundit në një seri alarmesh që kanë prekur shkolla në disa vende evropiane gjatë javëve të fundit. Hetimet për origjinën e mesazheve vijojnë, raporton Koha Jonë. Autoritetet nuk ishin në gjendje të konfirmonin numrin e saktë të shkollave të synuara, shtoi zëdhënësi. Njësitë speciale të policisë nuk gjetën asnjë mjet të dyshimtë gjatë kontrolleve në terren. Evakuimi u krye si masë paraprake. Episodi i Galicisë vjen vetëm një javë pasi mijëra shkolla në Itali u...