15 vjeçari qëndroi pesë ditë në qeli dhe u gjobit 5 mln lekë, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin

15 vjeçari qëndroi pesë ditë në qeli dhe u gjobit 5 mln lekë, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin

Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshëm arrestimin e bërë nga policia dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 15 vjeçarit Jongert L. I mituri prej të shtunës qëndroi i paraburgosur në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” dhe këtë të mërkurë doli para gjykatës ku prokuroria kërkoi të vlerësohet i ligjshëm arrestimi dhe ti vendoset masa detyrim paraqitje, kërkesa që rrëzuan nga gjyqtarja Yrfet Shkreli. Si të mos mjaftonte arrestimi i mituri është gjobitur edhe me 5 milion lekë të vjetra në bazë të aktit normativ kundër bllokimit të rrugëve. Në fletën e gjobës, adoleshenti, ka shkruar se të dy prindërit i ka invalid me babain të verbër dhe nënën me probleme të theksuara shëndetësore. Sipas të atit që foli para disa ditësh për situatën e të...