Osman Stafa denoncon tmerrin në Spitalin Onkologjik: Pacientët me kancer kthehen në shtëpi për mungesë fijesh kirurgjikale
Një denoncim i gazetarit Osman Stafa ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e materialeve mjekësore në Spitalin Onkologjik, ku sipas tij, pacientë me sëmundje tumorale janë detyruar të shtyjnë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të mungesës së fijeve për qepjen e plagëve. Sipas denoncimit, pacientët kishin pritur për muaj të tërë për të mbërritur në datën e planifikuar të operacionit, por kur janë paraqitur në spital, u është komunikuar se ndërhyrja nuk mund të kryhej për shkak të mungesës së këtij materiali bazik. Stafa rrëfen se pacientëve u është kërkuar të kthehen në shtëpi dhe të presin një telefonatë nga spitali, sapo të sigurohen materialet e nevojshme për operacionin. Gazetari e ka cilësuar situatën si një skandal të rëndë, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit...
Burimi:
ntv.al