No Image Available

Ndërroi tre identitete për t’i shpëtuar drejtësisë, ekstradohet nga SHBA autori i 3 vrasjeve

Pas 25 vitesh në arrati, Valentin Ftoni, 52 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. Ftoni u arrestua më 8 tetor 2026 në Nju Jork, pas një hetimi të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Ekstradimi u realizua këtë të mërkurë, më 18 nëntor, në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë qëndrimit në SHBA, 52-vjeçari kishte arritur t’i shmangej identifikimit duke përdorur tre identitete të ndryshme të falsifikuara: Valentin Bujaj, Parim Hajredini, me dokumente kosovare, si dhe Alexander Campusano, me identitet të Amerikës Qendrore. Ftoni është dënuar dy herë nga Gjykata e Shkodrës, me nga 25 vite burg për...