Babai i verbër, nëna e sëmurë/ Mori pjesë në protestë, 15-vjeçari gjobitet me 5 milionë lekë

Babai i verbër, nëna e sëmurë/ Mori pjesë në protestë, 15-vjeçari gjobitet me 5 milionë lekë

Gjykata e Tiranës ka shpallur të paligjshëm arrestimin e një 15-vjeçari, Jongert L., i cili ishte ndaluar nga policia gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të miturit, pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë. Adoleshenti qëndroi që prej së shtunës në ambientet e Bllokut të Sigurisë “Mine Peza” dhe këtë të mërkurë u paraqit para gjykatës. Prokuroria kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, por gjyqtarja Yrfet Shkreli nuk i pranoi këto kërkesa. Por për 15-vjeçarin, çështja nuk përfundon me lirimin nga paraburgimi. Ai është ndëshkuar gjithashtu me një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra, në bazë të aktit normativ kundër bllokimit të rrugëve. Në dokumentin e gjobës, i mituri...