Sherri për një vend parkimi, vritet 59-vjeçari! Arrestohet autori, person me precedent penal në Zvicër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë të Kosovës, ku një 59-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, viktima është Sylë Dakaj, i cili u qëllua me armë zjarri nga Rrahman Hoti. Konflikti mes tyre nisi për një vend parkimi dhe përfundoi me të shtëna arme. Hoti e qëlloi disa herë me armë Dakajn. Ai u dërgua pa ndjenja në spital por ende në jetë, megjithatë, nuk mundi të mbijetojë. Policia arriti ta arrestonte Hotin, edhe pse ai tentoi të arratisej duke u larguar nga vendngjarja. Rezulton se ai është person me precedent penal në Zvicër, nga ku është dëbuar pasi ka vrarë bashkëshorten. Sipas informacioneve, ai kishte vuajtur disa vite burgim për këtë vepër penale, përpara se të dëbohej nga shteti zviceran.
Burimi:
javanews.al