Dënimi i Thaçit: Akuzat e provuara dhe ato që ranë

Dënimi i Thaçit: Akuzat e provuara dhe ato që ranë

Gjykatësi Christopher Gosnell i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë shpalli fajtorë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre të bashkakuzuarit e tij, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, në rastin për pengim të drejtësisë, më 17 nëntor. Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, ndërsa Smakaj dhe Fazliu me nga 12 muaj. Dënimet e dy të fundit u konsideruan të shlyera me kohën e kaluar në paraburgim. Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, me periudhë prove prej një viti, ndërsa i bashkakuzuari i pestë, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykimi nisi në shkurt dhe përfundoi në shtator, ndërsa gjatë procesit u paraqitën dëshmi gojore dhe me shkrim, përcjell A2. Rasti lidhet me procesin e ndarë gjyqësor...