Ish-ambasadori Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do përsëriten! Kurti duhet që…

Ish-ambasadori Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do përsëriten! Kurti duhet që…

Ish-ambasadori Roland Bimo ka kërkuar ndryshim rrënjësor të qasjes së Shqipërisë dhe Kosovës ndaj incidenteve të tilla, duke iu referuar rastit të transmetimit të kolonës zanore nacionaliste serbe ndaj Kosovës gjatë hapjes së Forumit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo tha se reagimet e momentit nuk mjaftojnë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla, ndërsa theksoi nevojën që integrimi europian i Kosovës të jetë në qendër të agjendës politike edhe në Tiranë. Sipas tij, Shqipëria duhet të marrë një rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në BE, në një kohë kur, siç pretendon ai, ka aktorë që synojnë të pengojnë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. “Kjo...