“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet në Serbi dhe raportet me Kosovën, në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike. Shala u shpreh se situata ndërkombëtare e sigurisë lë shumë për të dëshiruar, ndërsa paralajmëroi se zhvillimet në Ukrainë dhe justifikimi i territoreve të pushtuara nga Rusia mund të përbëjnë një sinjal shqetësues edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Situata e sigurisë sot lë shumë për të dëshiruar si edhe konfliktit në lindjen e mesme apo Europë. Rusia po arrin të justifikojë territoret e pushtuara dhe kjo është një ogur i keq. Dhe normalisht në këtë situatë do të ngrenë veshët edhe serbët. Pasi humbi zgjedhjet ishte presidenti i Serbisë ai që...