Bursat e premtuara për Masterin mbeten në letër, studentët në pritje të fondeve
Studentët që ndjekin studimet në ciklin e dytë, Master, në universitetet publike po përballen me probleme lidhur me përfitimin e bursave të premtuara nga qeveria për studentët që vijnë nga familje të trajtuara me ndihmë ekonomike. Një student ka ngritur shqetësimin se, pavarësisht njoftimeve për përfitimin e bursave, studentët e Masterit ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, kur paraqiten për të kërkuar informacion, u thuhet se nuk kanë mbërritur shkresat zyrtare dhe fondet përkatëse, ndërsa në disa raste u është komunikuar se për ciklin e dytë të studimeve nuk parashikohen bursa. Ndërkohë, dokumentacioni për përfitimin e bursave është dorëzuar nga studentët e ciklit Bachelor, ndërsa studentët e Masterit vijojnë të jenë në pritje të një përgjigjeje. Problematika rëndohet edhe...
Burimi:
gijotina.com