Ish-ministri Beqaj synon lirinë, ofron 2 milionë lekë garanci pasurore
Ilir Beqaj TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Për ndryshimin e masës, Beqaj ka ofruar një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh. Beqaj gjithashtu ka lënë në vlerësim e gjykatës edhe mundësinë e përcaktimit të një shume tjetër, nëse kjo e fundit e çmon të arsyeshme. Ish-ministri i shëndetësisë fitoi lirinë më 31 korrik të këtij viti, pasi GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Beqaj mbahej në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Ai gjithashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai...
Burimi:
zeri.ai