Xi thyen protokollin diplomatik, Pret personalisht në aeroport Trumpin

Xi thyen protokollin diplomatik, Pret personalisht në aeroport Trumpin

Presidenti kinez Xi Jinping ka thyer protokollin diplomatik duke pritur personalisht Donald Trump në aeroportin e Shenzhenit. Takimi mes dy liderëve u shoqërua me shtrëngim duarsh dhe një përqafim të pazakontë, një gjest që ka tërhequr vëmendjen e analistëve për shkak të rrallësisë së tij në paraqitjet publike të presidentit kinez. Ndryshe nga praktika e zakonshme diplomatike, ku liderët e huaj priten në pallatin presidencial, Xi zgjodhi të ishte vetë në aeroport për të mirëpritur kreun e Shtëpisë së Bardhë. Analistët e kanë interpretuar këtë veprim si një sinjal të rëndësisë që Pekini i kushton marrëdhënieve me Uashingtonin dhe përpjekjes për të krijuar një komunikim të përshtatur me stilin personal të Trumpit. Përqafimet janë të rralla në sjelljen publike të Xi Jinping, i cili më...