Buxheti 2027/ Ministri Malaj: Ulja e pragut të TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, me kërkesë të FMN-së! Fermerët nuk preken
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar në Kuvend detajet e paketës fiskale 2027, duke u ndalur te ulja e TVSH-së për 54 produkte të shportës, ndryshimi i pragut të TVSH-së dhe taksimi i dividendit. Sa i përket uljes së TVSH-së për produktet e shportës, Malaj deklaroi se kjo nismë synon të mbështesë qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërsa për uljen e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë, ministri tha se vendimi vjen pas kërkesave të vazhdueshme të organizmave ndërkombëtarë, veçanërisht Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas Malajt, pragu aktual ishte ndër më të lartët në Europë, ndërsa që prej vitit 1996 e deri më sot është ndryshuar tetë herë. Ai theksoi se kjo çështje është diskutuar prej vitesh....
Burimi:
javanews.al