“Kush e mban përgjegjësinë?”- Avokati Ndreca ngre shqetësimin për shëndetin e Veliajt: Dy javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut!

“Kush e mban përgjegjësinë?”- Avokati Ndreca ngre shqetësimin për shëndetin e Veliajt: Dy javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut!

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësime për vonesën e ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim. Përmes një deklarate, Ndreca pretendon se kanë kaluar dy javë nga rekomandimi i mjekut turk për operacion, por ndërhyrja ende nuk është kryer. Ai shprehet se vetëm këtë të mërkurë janë vënë në dispozicion të mbrojtjes ekzaminimet mjekësore, ndërsa kërkon përgjegjësi për vonesën dhe ngre shqetësimin për pasojat e mundshme në shëndetin e Veliajt. Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës: “VELIAJ, DY JAVË PA OPERACION, PAVARËSISHT REKOMANDIMIT TË MJEKUT! Pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt, vetëm sot Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së tij....