Nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Nga Gerti Çarçani Draft-ligji i sponsorizimit, që ministri Gonxhe, apo shoferi i suksesshëm socialist (siç vetë Blendi publikoi) nxitoi ta lançonte si një sukses madhështor për trinomin: ART-KULTURË-SPORT, mbetet ende një dilemë e bukur në nëntorin e buxhetit të madh shtetëror.Një draft që do duhet të marrë kartonat respektivë të Kuvendit, por që natyrisht ka nën vete edhe mospëlqimin radikal jo-publik të ministrit të financave. Njëherësh në këtë nismë reflektohet edhe një vullnet deri diku i deformuar politik, për të mbyllur gojën, sportit e futbollit. Natyrisht që akulli u thye, dhe ato 22 miliardë lekë tavan, që do të vazhdonin të rrinin në buxhet, tani do të shkojnë në modelin sponsorizues për artin, sportin e kulturën, por natyrisht në formatin: Do shkojnë, aty ku dua...
Burimi:
sportekspres.com