Protesta kombëtare mbahet paralelisht me seancën plenare, tubimi zhvendoset pranë Kuvendit (VIDEO)
FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Protesta kombëtare e kësaj të mërkure është zhvendosur pranë Kryesisë së Kuvendit, në një kohë kur në Parlament po zhvillohet seanca plenare për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2027 e nisur që prej orës 10:00. Gjatë tubimit është shënuar edhe një incident pasi protestuesit i kanë vënë flakën një koshi mbeturinash pranë Parlamentit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë për shuarjen e zjarrit, ndërsa është shtuar prania e forcave të rendit në perimetrin e Kuvendit. Pavarësisht incidentit situata në zonë vijon të jetë e qetë dhe nuk raportohen përplasje. FOTO NGA PROTESTA PERPARA KUVENDIT Protesta nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit, prej nga tubimi u zhvendos më pas drejt Parlamentit. Aksioni është pjesë e...
Burimi:
zeri.ai