Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit, dosja i kalon SPAK: Grup i strukturuar dhe zyrtarë me imunitet

Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit, dosja i kalon SPAK: Grup i strukturuar dhe zyrtarë me imunitet

elisabeta mataj DURRËS-Dosja e vjedhjes së miliona lekëve të filialit të Postës së Durrësit i ka kaluar SPAK. Prokuroria e Durrësit mësohet se ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme dosjen penale ndaj ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, dhe dy ish-vartësve të saj, ish-shefes së Financës, Valbona Duni, si dhe ish-arkëtares, Paola Danaj.  Dyshimet e Prokurorisë janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Sipas hetimeve, rreth 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, dyshohet se nuk janë arkëtuar. Prokuroria dyshon se...