Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon!

Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon!

Presidenti kinez Xi Jinping ka shkelur traditën diplomatike duke pritur personalisht në aeroportin e Shenzhenit kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Dy liderët shtrënguan duart dhe ndanë një përqafim të pazakontë, gjest ky që përbën një ndryshim të rëndësishëm nga protokolli kinez, sipas të cilit liderët e huaj priten në pallatin presidencial dhe jo në aeroport. Përqafimet janë gjithashtu të rralla në sjelljen publike të Xi-së, i cili në të kaluarën një gjest të tillë ia kishte rezervuar kryesisht presidentit rus Vladimir Putin. Analistët kanë nxituar ta interpretojnë pritjen e Trumpit si një shenjë të rëndësisë që Kina i kushton marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, teksa Xi duket se ka përshtatur edhe gjuhën e tij diplomatike me stilin personal të presidentit amerikan. Sipas disa...