Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, identifikohet në SHBA përdoruesi i pseudonimit “Mikhail Andropov”! FBI përjashton përfshirjen e tij

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, identifikohet në SHBA përdoruesi i pseudonimit “Mikhail Andropov”! FBI përjashton përfshirjen e tij

Policia italiane e Sigurisë Kibernetike (Polizia Postale), në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe autoritetet amerikane, ka identifikuar në Shtetet e Bashkuara personin që përdorte pseudonimin online “Mikhail Andropov” — emër ky me të cilin u nënshkruan emailet kërcënuese për bomba drejtuar mijëra shkollave në Itali. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera nga FBI-ja, rezulton se shtetasi në fjalë është viktimë e keqpërdorimit të identitetit digjital dhe nuk ka lidhje me sulmet. Kthesa në hetime dhe vetëdenoncimi Hetimet nisën pas valës së emaileve alarmuese të dërguara më 11, 12 dhe 16 nëntor në mbi 10 mijë shkolla në të gjithë territorin italian, çka detyroi autoritetet të evakuonin mbi 300 institucione arsimore, përfshirë shumë të tilla në provincën e Napolit. Një element kyç për zbardhjen...