Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për një grup të strukturuar kriminal!
Dosja e vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja në filialin e Postës Shqiptare në Durrës merr një tjetër zhvillim. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë çështjen SPAK-ut, pasi dyshon se pas skemës mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal. Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në skemë dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi vjen pas kërkesës së saj dhe mbrojtjes, e cila ka kundërshtuar pretendimin e prokurorisë se provat e administruara gjatë hetimit kanë rënduar pozitën e saj procedurale. Mataj ndodhej...
Burimi:
javanews.al