“I pres me durimin më të madh!”- Berisha në dorën e faktorit opozitar: Kemi kandidat për Tiranën por duam bashkim me partitë e reja!

“I pres me durimin më të madh!”- Berisha në dorën e faktorit opozitar: Kemi kandidat për Tiranën por duam bashkim me partitë e reja!

Jashtë Parlamentit Sali Berisha bëri sërish ftesë për partitë e reja opozitare që të dalin me kandidat të përbashkët për Tiranën. Kreu i PD thotë se e kanë emrin e tyre, por presin me durim një koalicion më të gjerë opozitar për marrjen e kryeqytetit. “Unë nuk e humb durimin. Ftesa ime nuk e ka në bazë faktin se ne nuk kemi kandidat. Ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj. Por ftesa ime ka në bazë bashkimin e të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, që e konsiderojnë Edi Ramën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Prapë unë tregoj durim, prapë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Askush nuk ftohet...