No Image Available

Kuvendi mblidhet të enjten/ Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor 2026, në orën 10:00, seancën plenare publike, në një kohë kur në Tiranë ‘zjen’ nga protestat e studentëve dhe qytetarëve. Sipas rendit të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, një nga çështjet kryesore është interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në seancë janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Përveç interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, mes tyre ratifikimin e Konventës së...