Kush e shpiku alfabetin e parë?

Kush e shpiku alfabetin e parë?

Nga Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në fakt, edhe pse provat e para të shkrimit vijnë nga kuneiforma sumeriane 5000-vjeçare, njerëzve iu desh një mijëvjeçar tjetër për të përsosur metodën e renditjes së gjuhës. Alfabeti duket se është shpikur për herë të parë nga punëtorët semitë në Egjipt gati 4000 vjet më parë. Skema që krijuan ata, e njohur si shkrimi Proto–Sinaitik, ishte një përpjekje për të ripërdorur hieroglifet për gjuhën e tyre. Egjiptologët zbuluan të parën nga këto mbishkrime në dekadat e para të shekullit XX-të, duke vënë në dukje ndikimin e tyre të qartë hieroglifik. Ato u gjetën në Gadishullin e Sinait, prandaj studiuesit supozuan se alfabeti proto–sinaitik e kishte origjinën atje, rreth vitit 1600 para Krishtit. Vetëm në vitet 1990 egjiptologu i Universitetit të Jeilit, Xhon Darnell dhe gruaja e tij, Debora Darnell, gjetën një paraardhës më të vjetër në mbishkrimet në Vadi El–Hol ose “Lugina e...