Proteza iu shkëput gjatë vallëzimit, por atleti paralimpik Ezra Frech rrëmben trofeun e “Dancing with the Stars”

Proteza iu shkëput gjatë vallëzimit, por atleti paralimpik Ezra Frech rrëmben trofeun e “Dancing with the Stars”

25 November, 2026 - 16:12 Atleti paralimpik Ezra Frech është shpallur fitues i sezonit të 35-të të spektaklit amerikan “Dancing with the Stars”, së bashku me partneren e tij, valltaren profesioniste Daniella Karagach. Fitorja e tij mori vëmendje të veçantë edhe për një moment të papritur gjatë garës, kur proteza e këmbës iu shkëput në mes të vallëzimit. Megjithatë, kjo nuk e ndali Frech, i cili vazhdoi garën dhe arriti deri te triumfi në finalen e madhe. Frech dhe Karagach fituan trofeun “Len Goodman Mirrorball”, pasi shkëlqyen në të tria performancat e finales, duke marrë pikët maksimale nga juria, gjithsej 90 pikë nga 90 të mundshme, përcjell KultPlus. Në renditjen përfundimtare, vendin e dytë e zunë Amber Glenn dhe Pasha Pashkov, të ndjekur nga Connor...