113-vjetori i lindjes së Petro Markos, jeta dhe vepra e shkrimtarit që doli kundër rrymës

113-vjetori i lindjes së Petro Markos, jeta dhe vepra e shkrimtarit që doli kundër rrymës

Më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës, lindi shkrimtari Petro Marko, një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë shqipe. Pas përfundimit të Shkollës Tregtare të Vlorës, në vitin 1936, kur ishte vetëm 22 vjeç, botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit, mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës, së bashku me një grup prej 40 shqiptarësh, duke u rreshtuar në repartin “Garibaldi” të Brigadave Ndërkombëtare. Në Madrid, në bashkëpunim me Skënder Luarasin, nisi botimin e revistës njëzetfaqëshe në gjuhën shqipe “Vullnetari i Lirisë”, e cila arriti të botohej në vetëm dy numra. Në vitin 1940, u detyrua të kthehej në atdhe, pas periudhës së mërgimit në Francë. Një vit më vonë, u arrestua nga autoritetet italiane...