Presidentja Shiroka Pula themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, një platformë shtetërore që synon avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes shoqërore dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë. Themelimi i këtij Këshilli vjen në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Me këtë rast, presidentja Shiroka Pula theksoi se fuqizimi i grave nuk lidhet vetëm me përfaqësimin dhe barazinë formale, por edhe me drejtësinë, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe të ardhmen e vendit, përcjell KultPlus. Ajo nënvizoi se garantimi i të drejtave dhe mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore. Ndër...
Burimi:
kultplus.com