John Travolta nderohet për karrierën jetësore në Festivalin e Filmit në Torino, emocionohet para publikut
Aktori amerikan John Travolta është nderuar me një çmim për arritjet jetësore në Festivalin e Filmit në Torino, në Itali, ku ka ndarë me publikun emocionet dhe mirënjohjen për pesë dekada karrierë në kinematografi. Gjatë ceremonisë hapëse të festivalit, Travolta ia kushtoi këtë vlerësim publikut, duke e falënderuar për mundësinë që i kishte dhënë të interpretonte personazhe të ndryshme, të këndonte dhe të kërcente në ekran. “Faleminderit që më dhatë karrierën më të bukur. Për 50 vitet e fundit kam pasur mundësinë të eksploroj dhe t’u sjell publikut kaq shumë personazhe të ndryshme. Më keni dhënë mundësinë të këndoj, të kërcej dhe të interpretoj role që as nuk do t’i kisha imagjinuar”, u shpreh ai me zë të dridhur nga emocionet. Aktori shtoi se publiku...
Burimi:
kultplus.com