Ariana Grande sjell dokumentarin dhe filmin koncertal të turneut “Eternal Sunshine” në dhjetor

Ariana Grande sjell dokumentarin dhe filmin koncertal të turneut “Eternal Sunshine” në dhjetor

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka konfirmuar publikimin e dy projekteve filmike që dokumentojnë turneun e saj “Eternal Sunshine”. Dokumentari “The Eternal Sunshine Diaries: The Making of the Tour” do të publikohet më 11 dhjetor, ndërsa një ditë më vonë, më 12 dhjetor, do të publikohet filmi koncertal “The Eternal Sunshine Tour”, ekskluzivisht në platformën Peacock. Dokumentari sjell prapaskenat e përgatitjeve për turneun, duke ndjekur Grande dhe ekipin e saj gjatë 30 ditëve para koncertit të parë. Krahas përgatitjeve për një produksion ambicioz, kamera e përcjell këngëtaren edhe gjatë përfundimit të albumit të saj të tetë në studio, duke ofruar një pasqyrë më intime të procesit të saj krijues. Ndërkaq, filmi koncertal synon të shkojë përtej një regjistrimi të zakonshëm të performancave skenike. Ai ndërthur muzikën...