Kush do ta hetojë “Nesti Angonin”? Dosja shkon në Hjykatën e Lartë

Kush do ta hetojë “Nesti Angonin”? Dosja shkon në Hjykatën e Lartë

Gjykata e Posaçme i kërkon Gjykatës së Lartë të përcaktojë se cila gjykatë duhet të shqyrtojë ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për mosnisjen e një procedimi penal ndaj personazhit anonim “Nesti Angoni”. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtari Erion Çela. Por si ka mbërritur çështja deri këtu? Veliaj kërkoi që “Nesti Angoni” të hetohej për “falsifikim dokumentesh”, pasi mbi bazën e një dokumenti të paraqitur me këtë emër SPAK nisi hetimet ndaj kryebashkiakut. Prokuroria e Tiranës bëri verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri. Veliaj ankimoi vendimin. Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Posaçme, me argumentin se nuk i takonte...