Reforma Zgjedhore, Berisha:  I ftoj partitë opozitare të bashkohemi, jemi pro listave të hapura

Reforma Zgjedhore, Berisha: I ftoj partitë opozitare të bashkohemi, jemi pro listave të hapura

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare të bashkohen për reformën zgjedhore. Berisha deklaroi se PD është e gatshme të marrë parasysh shqetësimet e tyre dhe se interesi i bashkimit të opozitës do të vendoset mbi interesat partiake, me synimin për të hartuar një kuadër ligjor sa më të pranueshëm për të gjithë. Kryedemokrati ritheksoi se opozita është për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura dhe një prag që nuk dëmton partitë e vogla, si dhe barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e KQZ-së. Sali Berisha: Në këtë mbledhje, deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i...