“Gangsterë të vërtetë”/ Berisha sulmon Gjiknurin për reformën zgjedhore dhe paralajmëron Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të marrëveshjes së funksionimit të komisionit bipartizan për reformën zgjedhore, duke vendosur në shënjestër kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesin e tij në këtë proces, Damian Gjiknuri. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se përcaktimi i njëanshëm i agjendës së komisionit bie ndesh me vendimin e Parlamentit, pasi sipas tij, çdo palë ka të drejtën e vetos dhe asnjë vendimmarrje nuk mund të merret pa dakordësinë e të dyja palëve. Kryedemokrati kërkoi që reforma zgjedhore të nisë nga adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe ato paraardhëse. Ai iu referua edhe raporteve të Komisionit Europian, duke pretenduar se rekomandimet ndërkombëtare nuk janë trajtuar nga autoritetet shqiptare. Berisha akuzoi Gjiknurin...
Burimi:
ntv.al