Fundjava nën pushtetin e shiut, shtrëngata dhe rrufe në disa zona të Shqipërisë
Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm do të shoqërojnë Shqipërinë gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike. E shtuna do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet do të nisin që në orët e para të ditës, kryesisht me intensitet të ulët. Në veriperëndim, pjesërisht në zonën qendrore dhe lokalisht në jug, priten shtrëngata me intensitet mesatar, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Pas mesditës, intensiteti i reshjeve do të ulet, ndërsa gjatë natës parashikohet një ndërprerje e përkohshme. Shiu do të rikthehet të...
Burimi:
ntv.al