Qëndroi 19 muaj në qeli por më pas u shpall i pafajshëm/ Ish-kreu i Burgjeve kërkon më shumë dëmshpërblim

Qëndroi 19 muaj në qeli por më pas u shpall i pafajshëm/ Ish-kreu i Burgjeve kërkon më shumë dëmshpërblim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, kërkon rritjen e dëmshpërblimit për periudhën që qëndroi në paraburgim, pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje. Për këtë arsye, ai i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kundërshtuar vendimin për kompensimin financiar të përfituar. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Zoto kërkon rishikimin e vendimit që i njohu një dëmshpërblim prej 1 milion e 725 mijë lekësh për kohën e kaluar në qeli. Ish-zyrtari u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për burgjet. Ai qëndroi në paraburgim deri më 19 shtator 2018, kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e shpalli të pafajshëm. Në...