Kylian Mbappe kryeson një “listë të zezë”; ylli i Barcelona-s renditet i treti

Kylian Mbappe kryeson një “listë të zezë”; ylli i Barcelona-s renditet i treti

Kylian Mbappé, ylli i Real Madridit, lë të njëjtën përshtypje në çdo ndeshje që luan. Ai është i aftë të shënojë gol nga hiçi, veçanërisht kur depërton nga krahu i majtë dhe godet nga jashtë zonës së rreptësisë, por në të njëjtën kohë, ai shpërdoron shumë raste të pastra shënimi. Gazeta “Sport” raporton se Mbappé ka shënuar 13 gola në La Liga. Megjithatë, ai ndan vendin e parë me Tierno Barry-n e Evertonit në listën e lojtarëve që kanë shpërdoruar më shumë raste të pastra në pesë kampionatet kryesore europiane, me nga 16 raste secili. Në të gjitha kompeticionet për klube, Mbappé renditet i dyti ndër golashënuesit e pesë kampionateve kryesore europiane me 17 gola, duke u lënë pas vetëm nga Raphinha. Ai gjithashtu kryeson...