Kurti sjell një këndvështrim tjetër për 28 Nëntorin: Pavarësia e Shqipërisë u ndërtua telegram pas telegrami
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin, duke sjellë në vëmendje një dimension më pak të njohur të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912: rolin e telegrameve në organizimin dhe bashkërendimin e ngjarjeve që çuan drejt shpalljes së shtetit shqiptar. Në vend të pamjes së njohur të ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, Kurti propozon të shihet një tjetër simbolikë e kësaj ngjarjeje historike: vargu i telegrameve që qarkulluan ndërmjet qyteteve shqiptare dhe që, sipas tij, përbënin një lloj “flamurthash të pavarësisë”. Ai e nis rrëfimin me telegramin e 9 nëntorit 1912, të dërguar nga Ismail Qemali prej Vjenës, me mesazhin: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.” ,përcjell KultPlus....
Burimi:
kultplus.com